Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie, njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas. "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai.
Ministri nënvizoi edhe disa probleme – ndër to edhe shqetësimet lidhur me funksionimin e Aeroportit të Burgasit. "Unë nuk po shoh një trend të rritjes së trafikut të pasagjerëve përmes aeroportit, ose të paktën jo një trend të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Unë po shoh komuna të përgatitura, infrastrukturë të mirë dhe në të njëjtën kohë, lidhshmëria në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet asaj që presin komunat dhe industria", tha Mirosllav Borshosh.
Në një takim me institucionet e kontrollit dhe kryetarët e bashkive përgjatë bregut të Detit të Zi, u ngrit çështja e nevojës për ndryshime legjislative në lidhje me afatet e projektimit dhe periudhën e kufizuar të ndërtimit. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një organi kontrolli në varësi të Ministrisë së Turizmit, i cili do të kryente funksionet e një policie turistike.
"Ka funksione kontrolli që janë të shpërndara nëpër organe të ndryshme, koordinimi i tyre është i ndërlikuar dhe kjo nënkupton një reagim të vonuar apo edhe mungesë të një të tillë. Kjo do të ndihmojë për të hedhur dritë mbi sektorin gri në turizëm, veçanërisht organizimin e udhëtimeve turistike të parregulluara", shpjegoi Ministri.Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..