Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov, drejtuar deputetes së GERB-it, Denica Saçeva.
“Fushata e përpunimit të dokumenteve është në kulmin e saj në funksion të sezonit të ardhshëm turistik veror”, informoi ministri. Janë përpunuar mbi 560 deklarata nga punëdhënësit dhe janë regjistruar punësime sezonale për mbi 4200 shtetas të vendeve të treta.
Ata që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë janë të interesuar në disa sektorë - hotele dhe restorante, ndërtimtari, prodhimtari, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe transporti.
Gjatë 6 viteve të fundit, Agjencia e Punësimit ka lëshuar leje për hyrje në tregun bullgar të punës për mbi 108 mijë persona, punëtorë dhe specialistë nga 65 vende.Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..