Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë.
Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, e zgjodhi Sofjen kryeqytet të Principatës së Bullgarisë. Sipas të dhënave të vitit 1878 në atë kohë Sofja kishte 11 694 banorë dhe kishte 2 shkolla, 7 kisha, 10 restorante, 120 dyqane, 62 taverna, 19 furra buke dhe 3306 shtëpi, dhe sipërfaqja e përgjithshme ishte 2,84 kilometra katrorë.
Për të respektuar datën historike, Bashkia e Sofjes organizon një sërë veprimtarish festive.
“Hapen e dy ekspozitave në natyrë – “Histori dashurie për kulturën dhe natyrën” dhe “Moda në pasqyrën e një shekulli” posaçërisht për gratë e bukura të Sofjes; koncerte të Orkestrës së Tunxhit të Sofjes, Ansamblit “Zdravec”, Grupit të Xhazit “Sofja”, Kuartetit “Emocion”, Bandës së Tunxhive Përfaqësuese e Gardës; konkurse për fëmijë me temat "Di gjithçka" dhe "A e njeh Sofjen?", tha nënkryetarja e komunës për arsim Bllagorodna Zdravkova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Bashkia e KryeqytetitMë 10 shkurt, Kisha Ortodokse kremton martirin e shenjtë Harallambi Mrekullibërësit, i cili gjatë jetës shëronte të sëmurët dhe me fuqinë e Zotit kreu shumë mrekulli. Në fillim të shekullit të III, Shën Harallambi u bë viktimë e persekutimeve të..
Me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së kapedanit Petko Vojvoda, më 7 shkurt në qytetin Topollovgrad (Bullgaria Juglindore) do të inaugurohet një pllakë përkujtimore me fytyrën e vijvodës, njoftoi BTA. Ajo iu dhurua komunës nga Nasko Gelimaçev dhe është..
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
30 vjet më parë, ndërtesa madhështore e Reichstagut në Berlin u vesh me pëlhurë argjendi në një nga aksionet më spektakolare nga artisti me origjinë..