Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë.
Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, e zgjodhi Sofjen kryeqytet të Principatës së Bullgarisë. Sipas të dhënave të vitit 1878 në atë kohë Sofja kishte 11 694 banorë dhe kishte 2 shkolla, 7 kisha, 10 restorante, 120 dyqane, 62 taverna, 19 furra buke dhe 3306 shtëpi, dhe sipërfaqja e përgjithshme ishte 2,84 kilometra katrorë.

Për të respektuar datën historike, Bashkia e Sofjes organizon një sërë veprimtarish festive.
“Hapen e dy ekspozitave në natyrë – “Histori dashurie për kulturën dhe natyrën” dhe “Moda në pasqyrën e një shekulli” posaçërisht për gratë e bukura të Sofjes; koncerte të Orkestrës së Tunxhit të Sofjes, Ansamblit “Zdravec”, Grupit të Xhazit “Sofja”, Kuartetit “Emocion”, Bandës së Tunxhive Përfaqësuese e Gardës; konkurse për fëmijë me temat "Di gjithçka" dhe "A e njeh Sofjen?", tha nënkryetarja e komunës për arsim Bllagorodna Zdravkova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Bashkia e KryeqytetitDita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi për bullgarët që shpesh udhëtojnë drejt Greqisë Veriore. Në kalendarin popullor bullgar, Dita..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..
Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi..