Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë.
Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, e zgjodhi Sofjen kryeqytet të Principatës së Bullgarisë. Sipas të dhënave të vitit 1878 në atë kohë Sofja kishte 11 694 banorë dhe kishte 2 shkolla, 7 kisha, 10 restorante, 120 dyqane, 62 taverna, 19 furra buke dhe 3306 shtëpi, dhe sipërfaqja e përgjithshme ishte 2,84 kilometra katrorë.

Për të respektuar datën historike, Bashkia e Sofjes organizon një sërë veprimtarish festive.
“Hapen e dy ekspozitave në natyrë – “Histori dashurie për kulturën dhe natyrën” dhe “Moda në pasqyrën e një shekulli” posaçërisht për gratë e bukura të Sofjes; koncerte të Orkestrës së Tunxhit të Sofjes, Ansamblit “Zdravec”, Grupit të Xhazit “Sofja”, Kuartetit “Emocion”, Bandës së Tunxhive Përfaqësuese e Gardës; konkurse për fëmijë me temat "Di gjithçka" dhe "A e njeh Sofjen?", tha nënkryetarja e komunës për arsim Bllagorodna Zdravkova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Bashkia e KryeqytetitNjë ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi..