Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore, për t'i tërhequr ata për të punuar në kompani. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së djeshme të ministrave të energjisë dhe të arsimit Zheço Stankov dhe Krasimir Vëllçev në centralin atomik “Kozlloduj”. Sipas Vëllçevit, aktualisht centralit atomik “Kozlloduj” i mungojnë 76 inxhinierë bërthamorë. Drejtori ekzekutiv i centralit, Ivan Andreev, shtoi se mesatarisht nga 130 deri në 150 persona nga kompania dalin në pension në vit. Centrali ynë i vetëm bërthamor aktualisht ofron një program bursash dhe punon me shkollat e mesme profesionale në Kozlloduj, Mizia dhe Belene dhe me Universitetin Teknik për të ndihmuar në ndërtimin e stafit për industrinë.
Vënia në punë e njësisë së parë nga dy njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë Westinghouse pritet në 2033-2034.Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është..