Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore, për t'i tërhequr ata për të punuar në kompani. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së djeshme të ministrave të energjisë dhe të arsimit Zheço Stankov dhe Krasimir Vëllçev në centralin atomik “Kozlloduj”. Sipas Vëllçevit, aktualisht centralit atomik “Kozlloduj” i mungojnë 76 inxhinierë bërthamorë. Drejtori ekzekutiv i centralit, Ivan Andreev, shtoi se mesatarisht nga 130 deri në 150 persona nga kompania dalin në pension në vit. Centrali ynë i vetëm bërthamor aktualisht ofron një program bursash dhe punon me shkollat e mesme profesionale në Kozlloduj, Mizia dhe Belene dhe me Universitetin Teknik për të ndihmuar në ndërtimin e stafit për industrinë.
Vënia në punë e njësisë së parë nga dy njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë Westinghouse pritet në 2033-2034.Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..