Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore, për t'i tërhequr ata për të punuar në kompani. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së djeshme të ministrave të energjisë dhe të arsimit Zheço Stankov dhe Krasimir Vëllçev në centralin atomik “Kozlloduj”. Sipas Vëllçevit, aktualisht centralit atomik “Kozlloduj” i mungojnë 76 inxhinierë bërthamorë. Drejtori ekzekutiv i centralit, Ivan Andreev, shtoi se mesatarisht nga 130 deri në 150 persona nga kompania dalin në pension në vit. Centrali ynë i vetëm bërthamor aktualisht ofron një program bursash dhe punon me shkollat e mesme profesionale në Kozlloduj, Mizia dhe Belene dhe me Universitetin Teknik për të ndihmuar në ndërtimin e stafit për industrinë.
Vënia në punë e njësisë së parë nga dy njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë Westinghouse pritet në 2033-2034.“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..