Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe 800 makinash, duke përfshirë mbi 65 modele motoçikletash të reja. Për herë të parë në Moto Expo 2025, gjatë fundjavës po organizohet edhe një udhëtim testues. Motoçiklistët do të jenë në gjendje të provojnë modele nga markat kryesore.
Tregu i motoçikletave të reja në vendin tonë ka ardhur në rritje vitet e fundit. Mbi 3000 makina të reja u shitën në vitin 2024 në Bullgari, që është gati 5 herë më shumë se shitjet 10 vjet më parë, theksojnë organizatorët e ekspozitës - Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve dhe Përfaqësuesve të tyre të Autorizuar në Bullgari.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..