Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Foto: Moto Expo

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.  Do të ekspozohen midis 700 dhe 800 makinash, duke përfshirë mbi 65 modele motoçikletash të reja.  Për herë të parë në Moto Expo 2025, gjatë fundjavës po organizohet edhe një udhëtim testues. Motoçiklistët do të jenë në gjendje të provojnë modele nga markat kryesore.

Tregu i motoçikletave të reja në vendin tonë ka ardhur në rritje vitet e fundit. Mbi 3000 makina të reja u shitën në vitin 2024 në Bullgari, që është gati 5 herë më shumë se shitjet 10 vjet më parë, theksojnë organizatorët e ekspozitës - Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve dhe Përfaqësuesve të tyre të Autorizuar në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD

Ekip mjekësor bullgar do të kryejë kontrolle riprodhuese në Korçë

Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet:  “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..

botuar më 25-11-07 1.46.MD

Në një hakaton në Sofje do të zhvillohen inovacione në kuadër të programit evropian hapësinor

Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..

botuar më 25-11-07 10.10.PD