Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe 800 makinash, duke përfshirë mbi 65 modele motoçikletash të reja. Për herë të parë në Moto Expo 2025, gjatë fundjavës po organizohet edhe një udhëtim testues. Motoçiklistët do të jenë në gjendje të provojnë modele nga markat kryesore.
Tregu i motoçikletave të reja në vendin tonë ka ardhur në rritje vitet e fundit. Mbi 3000 makina të reja u shitën në vitin 2024 në Bullgari, që është gati 5 herë më shumë se shitjet 10 vjet më parë, theksojnë organizatorët e ekspozitës - Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve dhe Përfaqësuesve të tyre të Autorizuar në Bullgari.Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..