Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj Krusharski, shef i Departamentit të Policisë Rrugore.
Gati 80 mijë shoferë në Sofje janë kapur me shpejtësi nga kamerat e Policisë Rrugore. Makinat e patrullës zbulojnë në rrugë shoferë agresivë dhe që nga fillimi i vitit janë dënuar 24 drejtues mjetesh për driftim.
“Shpejtësia e papërshtatshme, mosmbajtja e distancës së kërkuar dhe kryerja e gabuar e manovrës së kthesës majtas janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore”, theksoi komisari. “Numri i shoferëve pa leje që kemi evidentuar në kryeqytet që nga fillimi i këtij viti është 160”, shtoi ai.
Këmbësorët janë një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në lëvizjen rrugore në kryeqytet dhe që nga fillimi i vitit janë sanksionuar 1730 këmbësorë për kalim të parregullt dhe krijimin e një parakushti për një aksident trafiku. “Gjysma e të vrarëve në aksidente rrugore në vitin 2024 janë këmbësorë mbi moshën 65 vjeç”, theksoi komisari Krusharski.Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..