Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krishti u Ringjall!

Mitropoliti Anthonij: Drita e Ngjalljes së Krishtit na jep forcë të hirshme në rrugën e jetës sonë

Foto: Facebook/@M.Antoniij

E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila kremton fitoren e jetës mbi vdekjen. Në Bullgari, ne e quajmë Ditë të Madhërishme, në përkthim fjalë për fjalë, sepse për bullgarët ortodoksë nuk ka festë më të madhe se ngjarja më e rëndësishme për njerëzimin.

Ditën e Ngjalljes së Krishtit, të gjithë të krishterët shkëmbejnë me gëzim brohoritjet "Krishti u Ngjall!" dhe përgjigjen "Me të vërtetë u ngjall!". “Kjo është festa që është baza e besimit të çdo të krishteri në mbarë botën - vëren Mitropoliti Antonij i Evropës Perëndimore dhe Qendrore në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. – Sepse nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur, atëherë predikimi ynë do të ishte i kotë, besimi ynë do të ishte i kotë."

"Ky themel i fortë dhe i palëkundur i Ngjalljes së Krishtit edhe këtë vit u solli gëzim miliona njerëzve në të gjithë botën e krishterë", vuri në dukje Shkëlqesia e Tij, dhe shtoi:

"Krishti u ringjall për të na shpenguar nga barra e mëkatit. Ky mëkat fillestar, të cilin e kryen paraardhësit tanë Adami dhe Eva, për shkak të mosbindjes së tyre, në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga Perëndia. Kjo marrëdhënie u shkatërrua, por nëpërmjet Adamit të ri, siç Kisha lavdëron Birin Hyjnor të Mishëruar Krishtin, ajo u rivendos. Dhe ndryshe nga ajo që shohim të gjithë në botë, Ai i theu këto ligje dhe nëpërmjet vdekjes e mposhti vdekjen.”

Sipas fjalëve të Mitropolitit Antonij, si të krishterë ortodoksë, ne jetojmë në gëzimin e Ngjalljes së Krishtit gjatë gjithë jetës sonë, sepse çdo të diel, kur kalojmë pragun e tempullit, ne festojmë këtë Ngjallje të Krishtit. Por, që Krishti të ringjallet në shpirtrat dhe zemrat e besimtarëve, është e nevojshme që ata t’i hapin shpirtrat dhe zemrat e tyre ndaj dritës së Ngjalljes së Krishtit, e cila do t’i shoqërojë gjatë gjithë ditëve të udhëtimit të jetës së tyre.

"Krishti u ringjall në zemrat tona, në shpirtrat tanë, për të na ripërtërirë dhe për të na bërë të zhveshim natyrën mëkatare njerëzore të lodhur dhe të veshim Krishtin. Nuk ishte e kotë që një numër i madh i besimtarëve të devotshëm përshëndesnin njëri-tjetrin çdo ditë me "Krishti u ringjall!". Kur i pyetën pse e përshëndetën njëri-tjetrin kështu, ata u përgjigjën se ata vërtet jetojnë çdo ditë në Ngjalljen e Krishtit. Dhe nuk ka asgjë të çuditshme në këtë, sepse për një të krishterë, festa e Ngjalljes së Krishtit është kuptimi dhe rëndësia kryesore e besimit, dhe për këtë arsye ne jetojmë çdo ditë në këtë dritë të Ngjalljes së Krishtit, e çojmë atë nga Ngjallja në Ngjallje dhe kështu e shpërndajmë tek të gjithë ata që na rrethojnë, në mënyrë që të marrim vërtet forcë të mbushur me hir në udhëtimin e jetës sonë."

Në botën moderne, shpesh harrojmë këto vlera për shkak të gjërave materiale dhe dëshirës në rritje për rehati. Ato e shuajnë aspiratën natyrore të njeriut drejt Zotit dhe e bëjnë atë të varur nga kushtet e një mjedisi armiqësor.

"Fatkeqësisht, duke jetuar në këtë botë që na përmbyt me materializëm, në të cilën duket se arroganca, pushteti dhe ligësia po zhvendosin vlerat dhe virtytet e lashta të krishtera, dhe ky agresion që shpërthen kudo përreth nesh, po përpiqet të heshtë zërin e Zotit në zemrat e njerëzve. Gjithnjë e më shumë na duhet t’i kujtojmë këto vlera të krishtera që Krishti na i la trashëgim – dhembshurinë, dashurinë, mëshirën. Shpresa për të cilën po flasim në të vërtetë jo vetëm që e

mbështes personin. Ajo i jep atij një arsye për ta kthyer atë nga i pafuqishëm në dobësitë dhe pasionet e tij në të fortë dhe të fuqishëm, duke e ngritur atë para fytyrës së lavdisë të Perëndisë. Prandaj, kemi gjithnjë e më shumë nevojë për këto virtyte dhe vlera për të zbukuruar shpirtrat tanë dhe për të na mbushur me më shumë forcë shpirtërore gjatë viteve që gëzojmë këtu në tokë.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook/@M.Antoniij




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një fondacion nga Koçani i Maqedonisë së Veriut kërkon rritje të pranimeve të studentëve maqedonas në Bullgari

Fondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën humanitare të ofruar nga Bullgaria Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së zjarrit në një..

botuar më 25-05-05 10.39.PD

Gagauzët bullgarë nga Moldavia dhe Ukraina kërkojnë shtetësi bullgare

"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për gagauzët në Ukrainë dhe Moldavi." Dhënia e shtetësisë bullgare po refuzohet masivisht për..

botuar më 25-05-05 9.32.PD
Foto: Shoqata turistike Trapezica

Rruga drejt shëndetit – fushata “Lëviz dhe fito” nis me një shëtitje deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”

Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..

botuar më 25-05-03 9.10.PD