Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi i verës në Bullgari ka potencial si ai në Francë, Itali dhe Spanjë

Foto: BTA

Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare. Në këtë drejtim, një pjesë e rëndësishme e reklamimit të verërave bullgare është organizimi i eventeve që kanë të bëjnë me degusimin e verës, të kombinuara me pamje dhe eksperienca të ndryshme.

Anelija Hristova

Në vendin tonë, përveç verërave të mira nga varietetet bullgare, bëhen edhe verëra shumë të mira nga varietete të nivelit botëror, si Cabernet Sauvignon dhe Merlot. Por AneliJa Hristova këmbëngul në theksimin dhe fokusin në varietetet tradicionale, lokale bullgare dhe simbioza më e mirë është ushqimi vendas me verën vendase, e krijuar nga një varietet vendas që rritet më së miri në këtë territor.


Anelija Hristova ka përpiluar edhe një hartë të turizmit të verërave, të cilën e pasuron çdo vit me kantinat lokale në Bullgarinë Verilindore. Të hapura për vizitorët e jashtëm, me dhoma degustimi dhe specialistë të dedikuar, ato mund të prezantojnë historinë e verës së tyre në një mënyrë të arritshme dhe interesante. Kështu Bullgaria gradualisht do të ndjekë rrugën e Francës, Italisë dhe Spanjës nga dekada më parë, është kategorike ekspertja e verërave. Një hap në këtë drejtim janë festat kushtuar varieteteve vendase të verës, si Dimiat, Misket, Pamid, Gamza. Një shembull i shkëlqyer është Dita e Mavrudit, të cilën Shoqata Bullgare e Profesionistëve të Verës do ta organizojë në tetor në Ruse. Anelija Hristova gjithashtu tregon për festivalin e ardhshëm dy-ditor "Vinofrenia" në fillim të majit, i cili do të mbledhë verëra nga 23 kantina bullgare në qytetin Ruse, të kombinuara me kuzhinën lokale, një atmosferë kulturore dhe muzikë të gjallë.


Lexoni më tepër nga arkivi ynë:

Foto: BTA

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e dyta në BE për cilësinë e ujërave për larje

Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedisin, të publikuara nga Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina..

botuar më 25-06-20 5.56.MD
Ministri Mirosllav Borshosh

Ministria e Turizmit raportoi sezonin më të mirë dimëror me mbi 2 milionë turistë të regjistruar

Këtë vit, Bullgaria pati sezonin më të mirë dimëror, tha Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në një konferencë për shtyp, duke iu referuar të dhënave për katër muajt e parë, raportoi BTA. Për herë të parë, u bënë mbi 2 milionë regjistrime..

botuar më 25-06-18 3.24.MD
Sozopoll

Bullgaria apo jashtë vendit – cilat destinacione i joshin bullgarët këtë verë

Sezoni turistik po fiton vrull. Ai u hap zyrtarisht më 31 maj në Pomorie nga Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh, por duke pasur parasysh temperaturat e larta të ditëve të fundit, fluksi i turistëve është bërë më i dukshëm, thonë përfaqësuesit..

botuar më 25-06-17 7.05.PD