Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare. Në këtë drejtim, një pjesë e rëndësishme e reklamimit të verërave bullgare është organizimi i eventeve që kanë të bëjnë me degusimin e verës, të kombinuara me pamje dhe eksperienca të ndryshme.
Në vendin tonë, përveç verërave të mira nga varietetet bullgare, bëhen edhe verëra shumë të mira nga varietete të nivelit botëror, si Cabernet Sauvignon dhe Merlot. Por AneliJa Hristova këmbëngul në theksimin dhe fokusin në varietetet tradicionale, lokale bullgare dhe simbioza më e mirë është ushqimi vendas me verën vendase, e krijuar nga një varietet vendas që rritet më së miri në këtë territor.
Anelija Hristova ka përpiluar edhe një hartë të turizmit të verërave, të cilën e pasuron çdo vit me kantinat lokale në Bullgarinë Verilindore. Të hapura për vizitorët e jashtëm, me dhoma degustimi dhe specialistë të dedikuar, ato mund të prezantojnë historinë e verës së tyre në një mënyrë të arritshme dhe interesante. Kështu Bullgaria gradualisht do të ndjekë rrugën e Francës, Italisë dhe Spanjës nga dekada më parë, është kategorike ekspertja e verërave. Një hap në këtë drejtim janë festat kushtuar varieteteve vendase të verës, si Dimiat, Misket, Pamid, Gamza. Një shembull i shkëlqyer është Dita e Mavrudit, të cilën Shoqata Bullgare e Profesionistëve të Verës do ta organizojë në tetor në Ruse. Anelija Hristova gjithashtu tregon për festivalin e ardhshëm dy-ditor "Vinofrenia" në fillim të majit, i cili do të mbledhë verëra nga 23 kantina bullgare në qytetin Ruse, të kombinuara me kuzhinën lokale, një atmosferë kulturore dhe muzikë të gjallë.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Foto: BTA
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..