Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i Kostandinopojës dërgoi peshkopë dhe priftërinj në Bullgari.
Boris u pagëzua me të gjithë familjen e tij, duke marrë emrin e perandorit bizantin - Mihaill. Bujarët dhe i gjithë populli u pagëzuan në vitin 865.
Pas vdekjes së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, nxënësit e tyre gjetën pranim në Bullgari dhe e ndihmuan Mbretit Boris në aktivitetet e tij fetare, arsimore dhe letrare. Mbreti Boris e donte murgjërinë dhe në vitin 889 e vendosi djalin e tij të madh, Vlladimirin, në fron dhe u tërhoq në një manastir. Fisnikët e pakënaqur e nxitën Vlladimirin të bënte një grusht shteti për të rivendosur fenë pagane, por pasi mësoi për këtë, Borisi u kthye në kryeqytetin Pliska dhe shtypi rebelimin. Vlladimiri u rrëzua nga detyra dhe në vend të tij Borisi e vendosi në fron djalin e tij më të vogël, Simeoni.
Boris-Mihaill u kthye në manastir për të vetmuar në kreshmë dhe lutje. U nda nga jeta si murg në vitin 906, më 2 maj.
Si pagëzor, Shën Mbreti Boris u quajt "shenjtor i barabartë me Apostujt".
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një..