Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dara Ekimova me një këngë të re dhe një turne kombëtar

Foto: YouTube

Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me Kristian Kostov,  producentin muzikor Dexter dhe Venci Venc. Sipas autorëve, “C'est La Vie” ka të bëjë me ato momente që janë paksa të hidhura, por që ia vlen të festohen.

Premiera e këngës shënoi edhe fillimin e turneut kombëtar të Dara Ekimovës, i cili filloi më 30 prill nga Burgasi. Më pas janë Varna - 14 maj, Plovdiv - 5 qershor, Pleven - 12 qershor, ndërsa koncerti i fundit do të jetë më 25 qershor në Sofje.

Mësoni më shumë për Dara Ekimovën nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Çdo vit në të njëjtën kohë" - një koncert special nga këngëtarja Bellosllava

Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..

botuar më 25-09-18 6.05.PD
Mihaill Bellçev

"Bulevardi" – Sofja në sytë e këngëtarit dhe kompozitor Mihaill Bellçev

Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..

botuar më 25-09-17 5.55.PD

Pianistja Donka Angëçeva: Dua të krijoj diçka të bukur dhe me kuptim

Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..

botuar më 25-09-16 7.05.PD