Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në diskutimin "Fuqia në Veprim: Progresi në Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë". Forumi po mbahet në Uashington në kuadër të Samitit të Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Ne mirëpresim theksin strategjik që Shtetet e Bashkuara i japin mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve të tyre përmes furnizimeve të besueshme me energji dhe diversifikimit. Bullgaria e sheh këtë qasje si plotësisht në përputhje me përpjekjet tona evropiane për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji", tha Ministri Georgiev në deklaratën e tij. "Gazi i lëngëzuar amerikan luan një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë sonë energjetike", theksoi ai.Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..