Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në diskutimin "Fuqia në Veprim: Progresi në Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë". Forumi po mbahet në Uashington në kuadër të Samitit të Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Ne mirëpresim theksin strategjik që Shtetet e Bashkuara i japin mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve të tyre përmes furnizimeve të besueshme me energji dhe diversifikimit. Bullgaria e sheh këtë qasje si plotësisht në përputhje me përpjekjet tona evropiane për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji", tha Ministri Georgiev në deklaratën e tij. "Gazi i lëngëzuar amerikan luan një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë sonë energjetike", theksoi ai.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..