Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në diskutimin "Fuqia në Veprim: Progresi në Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë". Forumi po mbahet në Uashington në kuadër të Samitit të Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Ne mirëpresim theksin strategjik që Shtetet e Bashkuara i japin mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve të tyre përmes furnizimeve të besueshme me energji dhe diversifikimit. Bullgaria e sheh këtë qasje si plotësisht në përputhje me përpjekjet tona evropiane për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji", tha Ministri Georgiev në deklaratën e tij. "Gazi i lëngëzuar amerikan luan një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë sonë energjetike", theksoi ai.Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..