Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 13 majin

Priten më shumë reshje dhe një ftohje e lehtë

Foto: BGNES

Gjatë natës, do të ketë reshje në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive pas mesnatës, në rajonet jugperëndimore të vendit. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10 gradë, në Sofje - rreth 7 gradë.

Të martën, mbulesa e vranësirave do të ulet përkohësisht në shumë zona, por në mëngjes do të ketë mjegull afatshkurtër vende-vende në zonat e ulëta. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohen vranësira. Kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore, rreth malit Stara Planina dhe rajoneve verilindore, do të ketë reshje afatshkurtra me bubullima. Gjithashtu do të ketë reshje shiu në rajonet ekstreme veriperëndimore në mbrëmje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15 dhe 20 gradë, në Sofje - rreth 16 gradë.

Në male do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, mbi rreth 2000 metra lartësi mbidetare. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga verilindja, ndërsa në majat më të larta të Rillës dhe Pirinit do të fryjë erë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 2°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave pas mesditës, por vetëm në vende të izoluara përgjatë bregdetit verior do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e moderuar nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 15-17 gradë. Temperatura e ujit të detit është 14-16 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të reja lokale, por situata po kthehet gradualisht në normalitet

Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..

botuar më 25-10-08 9.42.PD