Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i paraqiti Parlamentit propozimin për një referendum mbi euron

Rumen Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev i paraqiti Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?". Propozimi bazohet në Ligjin për Pjesëmarrjen e Drejtpërdrejtë të Qytetarëve në Pushtetin Shtetëror dhe Vetëqeverisjen Vendore, njoftojnë nga presidenca. Në arsyet e tij, presidenti thekson se marrëveshja për pranimin e vendit tonë në BE përfshin një angazhim, por nuk specifikohet asnjë afat i qartë për vënien e euros.

"Në shoqërinë bullgare nuk ka konsensus lidhur me gatishmërinë tonë për të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane, as datën kur kjo do të ndodhë. Sondazhet sociologjike tregojnë qartë se shumica e qytetarëve bullgarë janë shumë të rezervuar ndaj ndërrimit të monedhës kombëtare në momentin e tanishëm", thekson Radev. Ai kujton se nëse raporti i jashtëzakonshëm i konvergjencës mbi gatishmërinë e vendit tonë për të hyrë në eurozonë, i pritur më 4 qershor, është pozitiv, Bullgaria do t'i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026.

"Referendumi do të jetë një shërim për demokracinë bullgare. Do t'i japë popullit një zë dhe do të lejojë që të dëgjohen të gjitha argumentet. Do t'i japë klasës politike mundësinë për të rivendosur dialogun me votuesit dhe për të luftuar për besimin e tyre. Besimin që e humbi vitet e fundit", thekson kreu i shtetit në motivimin e tij.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krasimir Vëllçev

Mësimi i lëndës "Fe dhe Virtyte" ka një funksion edukativ

Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..

botuar më 25-05-13 12.02.MD
Foto: Shoqata e Goditjes në Tru dhe Afazisë, arkiv

Fushata kombëtare për parandalimin e goditjes në tru kujton simptomat dhe faktorët e rrezikut

Një fushatë "Rruga e Dijes" po fillon në Bullgari, për të kujtuar simptomat dhe faktorët e rrezikut që çojnë në goditje në tru, njofton BTA. Iniciativa është me rastin e Ditës së sotme Evropiane të Ndërgjegjësimit për Goditjen në Tru dhe do të..

botuar më 25-05-13 11.28.PD

Bletarët alarmojnë për një shkallë vdekshmërie prej 90% të bletëve

Në rajone të ndryshme të vendit këtë pranverë, prodhuesit e mjaltit raportojnë një shkallë vdekshmërie prej 90% të bletëve. Industria po përballet me sfida serioze për shkak të rendimenteve të ulëta të mjaltit që po afrohen, dhe zgjidhjet nuk janë të..

botuar më 25-05-13 9.41.PD