Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i paraqiti Parlamentit propozimin për një referendum mbi euron

Rumen Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev i paraqiti Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?". Propozimi bazohet në Ligjin për Pjesëmarrjen e Drejtpërdrejtë të Qytetarëve në Pushtetin Shtetëror dhe Vetëqeverisjen Vendore, njoftojnë nga presidenca. Në arsyet e tij, presidenti thekson se marrëveshja për pranimin e vendit tonë në BE përfshin një angazhim, por nuk specifikohet asnjë afat i qartë për vënien e euros.

"Në shoqërinë bullgare nuk ka konsensus lidhur me gatishmërinë tonë për të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane, as datën kur kjo do të ndodhë. Sondazhet sociologjike tregojnë qartë se shumica e qytetarëve bullgarë janë shumë të rezervuar ndaj ndërrimit të monedhës kombëtare në momentin e tanishëm", thekson Radev. Ai kujton se nëse raporti i jashtëzakonshëm i konvergjencës mbi gatishmërinë e vendit tonë për të hyrë në eurozonë, i pritur më 4 qershor, është pozitiv, Bullgaria do t'i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026.

"Referendumi do të jetë një shërim për demokracinë bullgare. Do t'i japë popullit një zë dhe do të lejojë që të dëgjohen të gjitha argumentet. Do t'i japë klasës politike mundësinë për të rivendosur dialogun me votuesit dhe për të luftuar për besimin e tyre. Besimin që e humbi vitet e fundit", thekson kreu i shtetit në motivimin e tij.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP-DB: Një mbrojtje politike, prokuroriale dhe policore qëndron mbi një kanal kontrabande në Plovdiv

Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..

botuar më 25-05-15 12.08.MD
Костадин Костадинов

"Vëzrazhdane": Rumen Radev t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin për euron

Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..

botuar më 25-05-15 10.49.PD

Ditën e dytë, kryeqyteti u gdhi pa tramvaje, trolejbusë dhe autobusë

Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..

botuar më 25-05-15 9.17.PD