Në vitin 2025, Bullgaria shënon 1170 vjetorin e krijimit të alfabetit glagolitik – alfabeti i parë sllav që i parapriu alfabetit cirilik. Me këtë rast, Biblioteka Kombëtare organizon punëtori të posaçme “Unë shkruaj në alfabetin glagolitik”, në të cilat fëmijët nga klasat 1 deri në 4, me ndihmën e ekspertëve dhe piktorëve, njihen me grafemat unike të alfabetit glagolitik.
“Duke ndjekur mendimin mbizotërues të shkencëtarëve, ne pranojmë se viti 6363 nga Krijimi sipas kalendarit bizantin, i treguar nga kleriku dhe shkrimtar mesjetar Çernorizec Hrabër korrespondon me vitin 855 të erës sonë, domethënë 1170 vjet më parë” - tha për Radio Bullgarinë dr. Iveta Rasheva, kryeredaktore e revistës “Biblioteka” në Bibliotekën Kombëtare të Sofjes dhe shtoi:
“Prandaj propozova që të festojmë Vitin e Alfabetit Glagolitik dhe të zhvillojmë një seri punëtorish të quajtura "Unë shkruaj në alfabetin glagolitik" të synuara për më të vegjlit, domethënë fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën. Sepse në fillim ata mësojnë se kur u krijua alfabeti, kur nxënësit e Vëllezërve Kirill dhe Metodij erdhën në Bullgari, kur Bullgaria e pranoi krishterimin. Por prapëseprapë, edhe nëse i bëni një të rrituri pyetje në rrugë, bullgarët kanë një ngatërresë, cili është parësor? Alfabeti Glagolitik apo ai Cirilik? Dhe alfabeti glagolitik është i pari.”
Deri në fund të vitit, Biblioteka Kombëtare do të zhvillojë gjithsej 4 punëtori "Unë shkruaj në alfabetin glagolitik". Iniciativa u jep fëmijëve mundësinë jo vetëm të njihen me shkronjat e lashta, por edhe të provojnë se si shkruhen ato në stilin kaligrafik. Përmes lojës dhe kreativitetit, pjesëmarrësit e rinj mësojnë gjithashtu momente të rëndësishme nga historia e shkrimit sllav. "Alfabeti glagolitik u krijua me kërkesëtë Princit të Moravisë së Madhe, Rostisllav, për Moravinë e Madhe. Dhe pikërisht që Krishterimi, ideja e këtij monofeu unik, të mund të kuptohej nga paganët", thotë Dr. Iveta Rasheva dhe vazhdon:
"Atëherë, në shekullin e IX-të, ekzistonte dogma trigjuhëshe, d.m.th. vetëm latinishtja, greqishtja e lashtë dhe hebraishtja e lashtë, ishin të shenjta. Kjo është arsyeja pse Vëllezërit Kirill dhe Metodij përdorën tri shenja të shenjta kur krijuan alfabetin glagolitik - kryq, trekëndësh dhe rreth. Kryqi është shenja e Krishterimit, trekëndëshi është shenja e Trinisë së Shenjtë, Atit dhe Frymës së Shenjtë, dhe rrethi është shenja e universit në tërësi. Dhe kur shkronjat përbëhen nga shenja të tilla të shenjta, do të ishte shumë më e vështirë që ky alfabet të hidhej poshtë. Përkundrazi, do të ishte në gjendje të konkurronte me të tjerët, të cilëve u lejohet të lavdërojnë Perëndinë. Dhe kështu ndodh!"
Dr. Iveta Rasheva kujton se pas persekutimeve, nxënësit e Vëllezërve Kirill dhe Metodij gjetën shpëtim në Bullgari, ku shkrimi glagolitik gjeti "atdheun e tij të dytë" - këtu filluan përkthimet e librave liturgjikë dhe kopjimin e teksteve të lashta. "Por shkrimi në glagolitikë është shumë i vështirë. Çdo grafemë kërkon shkrimin e këtyre shenjave në një kombinim të rrethit, trekëndëshit dhe kryqit, në një katror. Kjo është kaligrafi", thotë Dr. Rasheva.Më vonë, Klementi i Ohrit, një nga nxënësit më të talentuar të Vëllezërve Kirill dhe Metodij, ndoshta i përsosi shenjat dhe hodhi themelet e alfabetit modern cirilik.
"Fëmijët janë shumë të lumtur! Për ta, alfabeti glagolitik është madje një lloj "kriptografie". Sepse ata nuk kanë shkruar me shkronja glagolitike deri më tani.Kjo nuk është përfshirë në programin e tyre. Abetarja fillon me alfabetin cirilik, por ndoshta kjo është një mungesë. Ndoshta drejtshkrimi i disa shkronjave glagolitike duhet të përfshihet vërtet.Fëmijët me të vërtetë duan të shkruajnë emrat e tyre dhe me të vërtetë duan të përdorin vlerën numerike të grafemave glagolitike, pra të shkruajnë vitet me to. Sepse është më misterioze, më magjike për ta" - thotë në përfundim Dr. Iveta Rasheva.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë..
Kushtet e paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të motit këtë pranverë, me luhatje të mëdha të temperaturave, i detyruan banorët e kryeqytetit që, përveç..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon..