Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i Vëzrazhdanes, Kostadin Kostadinov, raportoi BTA.
Javën e kaluar, patëm rastin të flasim për represionet ndaj bullgarëve, për shkak të gjyqit kundër Ljupço Georgievskit, kryetarit të shoqatës bullgare në Manastir, tha Kostadinov. Në fillim të kësaj jave, një tjetër përfaqësues i shquar i komunitetit bullgar mori një tjetër padi. Dragi Karov u mor në pyetje në zyrën e prokurorit në Veles. Ai akuzohet për "përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobe nga sistemet kompjuterike", citoi udhëheqësi i Vëzrazhdanes.
Sipas Kostadinov, ajo që po ndodh tani, përveçse është një manifestim i një tjetër represioni dhe sulmi kundër bullgarëve maqedonas, është gjithashtu një manifestim i paturpësisë brutale, sepse pikërisht tani duhet të votohet raporti mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Куберовъ воинъ
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..