Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..