Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës, shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më intensive me bubullima dhe forcim të përkohshëm të erës mbi rajonet lindore dhe malore. Është e mundur edhe breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në kryeqytet do të jenë rreth 18°.
Në male vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Kryesisht në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore, në malet Stranxha dhe Sakar, do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende përkohësisht intensive dhe me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira dhe në shumë vende do të ketë shira, vende-vende më intensive, të shoqëruara me bubullima dhe forcim të përkohshëm të erës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 21°. Temperatura e ujit të detit është 15-18°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Të shtunën, do të ketë më shumë orë me diell në mëngjes. Por do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe reshje të shkurtra shiu pasdite. Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat do të rriten me 2-3 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAMe rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..