Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës, shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më intensive me bubullima dhe forcim të përkohshëm të erës mbi rajonet lindore dhe malore. Është e mundur edhe breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në kryeqytet do të jenë rreth 18°.
Në male vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Kryesisht në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore, në malet Stranxha dhe Sakar, do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende përkohësisht intensive dhe me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira dhe në shumë vende do të ketë shira, vende-vende më intensive, të shoqëruara me bubullima dhe forcim të përkohshëm të erës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 21°. Temperatura e ujit të detit është 15-18°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Të shtunën, do të ketë më shumë orë me diell në mëngjes. Por do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe reshje të shkurtra shiu pasdite. Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat do të rriten me 2-3 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAParlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..