Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës, shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më intensive me bubullima dhe forcim të përkohshëm të erës mbi rajonet lindore dhe malore. Është e mundur edhe breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në kryeqytet do të jenë rreth 18°.
Në male vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Kryesisht në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore, në malet Stranxha dhe Sakar, do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende përkohësisht intensive dhe me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira dhe në shumë vende do të ketë shira, vende-vende më intensive, të shoqëruara me bubullima dhe forcim të përkohshëm të erës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 21°. Temperatura e ujit të detit është 15-18°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Të shtunën, do të ketë më shumë orë me diell në mëngjes. Por do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe reshje të shkurtra shiu pasdite. Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat do të rriten me 2-3 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAGjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..