Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në nivel kombëtar për sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto për frymë me 27 113 leva për person. Më lart në renditje janë vetëm Sofja dhe Stara Zagora.

Më 1 qershor, Vraca dhe banorët e saj kremtojnë festën e qytetit. Ngjarja është në prag të ditës kur i gjithë vendi përulet para veprës së revolucionarit dhe poetit të madh Hristo Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë - 2 qershor. Prandaj festa e Vracës është pjesë e Ditëve tradicionale të Botevit, të cilat organizohen atje midis 24 majit dhe 2 qershorit. Në vitin 2025, do të mbushen 149 vjet nga vepra e Botevit dhe çetës së tij.
Festimet kushtuar Vracës fillojnë me një shërbesë përkujtimore për Hristo Botevin dhe çetën e tij në kishën "Ngjitja e Shenjtë", e më pas do të mbahet një mbledhje solemne e Këshillit Bashkiak, në të cilën do të ndahen "Çmimet e Vracës" dhe titulli "Qytetar Nderi i Vracës". Në fillim të pasdites do të mbahet një pelegrinazh në vendin e prehjes së poetit revolucionar në Ballkanin e Vracës, ndërsa në fund të ditës do të mbahet një koncert solemn dhe një shfaqje fishekzjarrësh.

Disa ditë para ngjarjeve zyrtare, një nga simbolet e qytetit – monumenti i Hristo Botevit – u rikthye në vendin e tij. Në mars, monumenti u çmontua për restaurim, për të cilin shteti ndau 700 000 leva (rreth 350 000 euro) . Nën vëzhgimin e dhjetëra qytetarëve, figura metalike u vendos përsëri në piedestalin e saj. Dhe Orkestra Frymore e qytetit iu bashkua spontanisht ngjarjes, duke interpretuar marshin e dashur “Danubi i Qetë dhe i Bardhë”:
“Jemi shumë të lumtur për faktin se monumenti është tek ne, gati, i restauruar. Ky është një nga simbolet e qytetit, i cili na ka munguar prej kohësh”, ndanë muzikantët para korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare Iva Antonova.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: vratsamuseum.com, Bashkia e Vracës, BTA, Iva Antonova
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..