Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga gjethet dhe lulet e një bime të gjinisë Sideritis (familja Lamiaceae). Kultivimi i saj kryhet vetëm në zona me ekspozime të përshtatshme dhe toka alkaline - në rajonin e pesë komunave të malit Stranxha: Mallko Tërnovo, Primorsko, Sozopoll, Sredec dhe Carevo. Produkti dallohet nga një shije karakteristike pak e ëmbël, një buqetë aromatike delikate dhe një përmbajtje e lartë e antioksidantëve dhe komponimeve fenolike. Çaji përdoret jo vetëm si pije, por edhe si një ilaç natyral me veti të provuara antibakteriale dhe antivirale, njofton Ministria e Bujqësisë.
Me përfshirjen e "Çajit Bimor i Stranxhës" në regjistër, Bullgaria tani ka gjashtë ushqime të mbrojtura në BE - tri Emërtime të Mbrojtura të Origjinës ("Mjalti i Manit i Stranxhës", "Kosi Bullgar", "Djathë i Bardhë Bullgar i Kripur") dhe dy Tregues Gjeografikë të Mbrojtur ("Suxhuku nga Gorna Orjahovica", "Vaji Bullgar i Trëndafilit"), dhe gjithashtu ka shtatë produkte - specialitete tradicionale karakteristike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bg
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..
Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..