Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e të Gjithë Shpirtrave – një ditë që na kujton kalimtarësinë e jetës

Foto: arkiv

Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë këto ditë "Dita e të Gjithë Shpirtrave" ose "Për Shpirtrat".

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare, Dita e të Gjithë Shpirtrave bie gjithnjë të shtunave para Kreshmës së Madhe të Pashkëve, para Rëshajëve dhe para Ditës së Kryeengjëllit Mihaill. Në këto ditë, në çdo kishë mbahet një liturgji për prehje dhe një shërbesë e përgjithshme përkujtimore. Besimtarët shkojnë në kishë, shkruajnë emrat e të ndjerëve dhe i luten Zotit, që shpirtrat e tyre të pushojnë "në një vend të ndritshëm, në një vend me bar, në një vend të freskët, ku nuk ka dhimbje, hidhërim dhe psherëtimë".

Dita e të Gjithë Shpirtrave para ditës së Rrëshajëve ose Dita E Pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit quhet nga populli ynë E Shtuna e Qershive. Emrin e mori nga përkimi me periudhën e pjekjes dhe vjeljes së qershive – një nga frutat më joshëse të kësaj kohe të vitit. Kjo është e shtuna e dytë e madhe për të vdekurit gjatë vitit, në të cilën besimtarët nderojnë të ndjerët e tyre. Në këtë ditë, kambanat e kishave bien me tinguj mortorë – zëri i tyre i matur dhe i trishtuar kujton kujdesin dhe kujtimin për të vdekurit.  Duke vizituar vendet e prehjes së të dashurve të tyre të ndjerë, vajtuesit i pastrojnë ato, ndezin qirinj, vendosin lule, derdhin verë mbi varre dhe i tymosin me temjan.  Gruri i zier përgatitet dhe çohet në kishë dhe në varreza, si shprehje e besimit në ringjallje. Ushqimi që sillet në varreza shpërndahet me fjalët: "Zoti të faltë".

Redaktoi: Еlena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD
Nikolla Stançev

95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar

Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..

botuar më 25-09-11 5.25.PD