Në ditën e pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit, kur apostujt u mblodhën së bashku, papritmas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të fuqishme që fryn me shpejtësi, dhe kjo zhurmë mbushi tërë shtëpinë ku ishin të mbledhur apostujt. U shfaqën flak zjarri, të cilat u ndanë dhe u ulën mbi secilin prej tyre. Dhe të gjithë u mbushën me hirin e Frymës së Shenjtë dhe filluan të flisnin në gjuhë të ndryshme, të panjohura për ta deri atëherë, ashtu siç Fryma u jepte atyre të flisnin. Apostulli Pjetër, i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, tha një fjalë të zjarrtë që i preku thellë zemrat e dëgjuesve. Ata pyetën: “Çfarë duhet të bëjmë?” – dhe apostulli Pjetër u përgjigj: “Pendohuni dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve; dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.”
Thirrja nuk ishte e kotë—rreth tre mijë njerëz besuan dhe u pagëzuan atë ditë. Kështu u vu fillimi i Kishës së Krishtit dhe Rrëshajët (Pentekosti) u vendos si ditëlindja e saj.
Të nesërmen - Ditën e Shpirtit të Shenjtë, Kisha i bën nderime të veçanta Personit të tretë të Trinisë së Shenjtë - Shpirtit të Shenjtë, Zotit, Jetëdhënësit, i Cili buron nga Ati dhe të Cilin ne e adhurojmë dhe e lavdërojmë së bashku me Atin dhe Birin. Veprimi i Shpirtit të Shenjtë tek apostujt në ditën e Pentekostit shkakton një ndryshim të thellë të brendshëm, i transformon ata dhe i mbush me forcë, mençuri dhe guxim.
Fryma e Shenjtë është “jetëdhënëse”—një parim hyjnor që gjallëron, shenjtëron dhe ndriçon.
Të dyja festat në kalendarin ortodoks këtë vit bien më 8 dhe 9 qershor.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ekipi i Radio Bullgarisë me ndihmën e Aleksandra Karamihalevës, kryeredaktore e "Gazetës së Kishës"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e Shenjtë e Sofjes
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..