Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të gjerë, i cili tashmë po ndërtohet në parkun "Ezero" ("Liqeni”), pranë qendrës së hipizmit dhe zonës së Festivalit të Skulpturave të Rërës, njoftuan gazetarët e BNR Burgas. Objekti përfshin 76 pengesa me vështirësi të ndryshme, të vendosura në katër nivele me një lartësi totale prej 13.5 metrash. Janë parashikuar zona të ndara për fëmijë dhe të rritur, gjë që e bën atë të përshtatshëm për vizita familjare dhe aktivitete në grupe.
Objekti i ri është gjithashtu i përshtatshëm për programe aktive arsimore bazuar në parimin e "të mësuarit përmes përvojës". Me lojërat sportive dhe argëtuese atje, vizitorët mund të zhvillojnë aftësi të tilla si fleksibiliteti, orientimi, puna në grup dhe kapërcimi i frikës nga lartësitë. Pranë parkut do të ndërtohet gjithashtu një kafene për vizitorët. I gjithë investimi arrin në 600 000 leva (rreth 300 000 euro), dhe pritet të krijohen 15 vende të reja pune.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR-Burgas
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..