Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një atraksion i ri në shkallë të gjerë hap dyert për pushuesit në Burgas

Foto: BNR-Burgas

Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të gjerë, i cili tashmë po ndërtohet në parkun "Ezero" ("Liqeni”), pranë qendrës së hipizmit dhe zonës së Festivalit të Skulpturave të Rërës, njoftuan gazetarët e BNR Burgas. Objekti përfshin 76 pengesa me vështirësi të ndryshme, të vendosura në katër nivele me një lartësi totale prej 13.5 metrash. Janë parashikuar zona të ndara për fëmijë dhe të rritur, gjë që e bën atë të përshtatshëm për vizita familjare dhe aktivitete në grupe.

Objekti i ri është gjithashtu i përshtatshëm për programe aktive arsimore bazuar në parimin e "të mësuarit përmes përvojës". Me lojërat sportive dhe argëtuese atje, vizitorët mund të zhvillojnë aftësi të tilla si fleksibiliteti, orientimi, puna në grup dhe kapërcimi i frikës nga lartësitë. Pranë parkut do të ndërtohet gjithashtu një kafene për vizitorët. I gjithë investimi arrin në 600 000 leva (rreth 300 000 euro), dhe pritet të krijohen 15 vende të reja pune.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BNR-Burgas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një libër i ri zbërthen mistere mijëravjeçare të Gjirit të Sozopolit

Ka dalë nga shtypi një libër që hulumton objekte arkeologjike të panjohura deri tani në Gjirin e Sozopolit. Në veprën e tij të re “Between Sozopol and Talasakra: Unknown archaeology of the Sozopol Bay and its western hinterland” ( “Midis Sozopolit dhe..

botuar më 25-05-11 9.30.PD

Një shteg i ri turistik lidh monumente parahistorike në rajonin e Vetrinos

Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga..

botuar më 25-05-10 8.00.PD
Streha

Një shëtitje për në Çerni Vrëh

Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë ​​dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..

botuar më 25-05-07 2.55.MD