Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të gjerë, i cili tashmë po ndërtohet në parkun "Ezero" ("Liqeni”), pranë qendrës së hipizmit dhe zonës së Festivalit të Skulpturave të Rërës, njoftuan gazetarët e BNR Burgas. Objekti përfshin 76 pengesa me vështirësi të ndryshme, të vendosura në katër nivele me një lartësi totale prej 13.5 metrash. Janë parashikuar zona të ndara për fëmijë dhe të rritur, gjë që e bën atë të përshtatshëm për vizita familjare dhe aktivitete në grupe.
Objekti i ri është gjithashtu i përshtatshëm për programe aktive arsimore bazuar në parimin e "të mësuarit përmes përvojës". Me lojërat sportive dhe argëtuese atje, vizitorët mund të zhvillojnë aftësi të tilla si fleksibiliteti, orientimi, puna në grup dhe kapërcimi i frikës nga lartësitë. Pranë parkut do të ndërtohet gjithashtu një kafene për vizitorët. I gjithë investimi arrin në 600 000 leva (rreth 300 000 euro), dhe pritet të krijohen 15 vende të reja pune.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR-Burgas
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..
Përmirësimi i lidhjes së transportit dhe aksesi gjatë gjithë vitit në Vitosha - kjo parashikohet në një plan të Komunës së Sofjes për zhvillimin e malit. Sipas kryetarit Vasill Terziev, më e rëndësishme është që Vitosha të integrohet në qytet. “Qasja..
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..