Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët maqedonas formojnë themelet e emigracionit vendas në Amerikën e Veriut

Është çështje kohe para se të shohim më shumë bullgarë në pozicione drejtuese në SHBA - beson Konsulli i Përgjithshëm në Çikago Svetosllav Stankov

7
Facebook/Consulate General of Bulgaria in Chicago

Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i Përgjithshëm i vendit tonë në Çikago Svetosllav Stankov.

"Dokumentet e disponueshme në SHBA tregojnë se flukse më të konsiderueshme të migrimit bullgar në Amerikë u vunë re në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe më pas, si nga territori i Bullgarisë së sotme, ashtu edhe nga tokat që atëherë i përkisnin Perandorisë Osmane në Maqedoni dhe Traki të Adrianopojës", thotë Spas Tashev, një studiues nga Akademia Bullgare e Shkencave, në një artikull të vitit 2022. "Vala e dytë e madhe e emigrimit bullgar në SHBA ishte pas shtypjes së Kryengritjes së Ilindenit- (1903), dhe e treta - në dekadat e para të shekullit të 20-të, pas Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Emigrimi më masiv bullgar ishte nga Maqedonia e Egjeut dhe Maqedonia Vardare, e cila ra nën sundimin grek dhe serb, dhe në vitet e para të shekullit të 20-të numri i tij ishte rreth 40 mijë dhe vazhdoi të rritej. Në regjistrat e imigracionit, dhe më pas në regjistrimet e popullsisë së SHBA-së, shumica e atyre që kanë lindur në Maqedoni (zona gjeografike - shënim i red.) u regjistruan si bullgarë, me bullgarishten si gjuhë amtare. Këta njerëz krijojnë organizatat e tyre, publikojnë gazeta, udhëzuese, ndërtojnë kishat e tyre. Të gjithë ata përdorin vetëm gjuhën letrare bullgare, dhe shumica përfshijnë përkufizimin "maqedono-bullgar" në emrat e tyre - saktëson studiuesi i proceseve demografike në Ballkan.

Konsulli i Përgjithshëm i vendit tonë në Çikago Svetosllav Stankov.

Historia e emigrimit bullgar në Amerikën e Veriut është shumë e pasur, por me keqardhje mund të them se këto janë disa nga faqet më pak të njohura të historisë bullgare – theksoi për Radio Bullgarinë Konsulli i Përgjithshëm i vendit tonë në Çikago, Svetosllav Stankov. Sipas fjalëve të tij, kjo është “një histori dramash, vështirësish, por edhe suksesesh të mëdha” – Bëhet fjalë për të paktën 50 000 njerëz, të cilët erdhën kryesisht nga Maqedonia e Egjeut në periudhën nga viti 1903 deri në vitin 1925 dhe 1940, të cilët ndërtuan dhjetëra kisha, disa prej të cilave po funksionojnë edhe sot. Midis tyre është kisha më e vjetër bullgare në Illinoisin Jugor nga viti 1910."

Komuniteti bullgar në zonën e Konsullatës Bullgare në Çikago shtrihet nga Denveri në Kolorado, duke kaluar nëpër Minesota, Uiskonsin, Ohajo dhe Miçigan. Svetosllav Stankov thekson iniciativat më të rëndësishme të Konsullatës, të cilat gjithmonë bashkojnë shumë nga bashkatdhetarët tanë në qytetin më bullgar në Amerikë:


"Njëra traditë është ngritja e flamurit kombëtar më 3 mars. Ia detyrohemi organizatës "Fronti Kombëtar Bullgar", e cila e filloi atë në vitet 1950. Ajo zhvillohet më 3 mars në qendër të Çikagos. Gjëja tjetër që kemi bërë me iniciativën tonë gjatë katër viteve të fundit është "Parada Bullgare", e cila bashkon përfaqësues të të gjitha shkollavebullgare të së dielës, qendrave kulturore dhe grupeve të vallëzimit dhe është e ngjashme me procesionet me rastin e 24 majit në Bullgari."

Parada e Bullgarisë në Çikago me rastin e 24 majit, 2025

Në Çikago ka trembëdhjetë shkolla bullgare të së dielës dhe 15 për të gjithë distriktin konsullor. Ka të paktën 5 grupe vallëzimi.

"Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithë drejtuesve dhe koreografëve të grupeve të vallëzimit, sepse nëpërmjet folklorit dhe vallëzimit përfshijmë edhe komunitete të tjera, të cilat të bashkohen me jetën tonë kulturore dhe të njihen me traditat tona. Vallëzimi nuk kërkon njohuri të gjuhës bullgare, është shumë i dobishëm dhe i përshtatshëm si për të rinjtë ashtu edhe për të rriturit."


Ajo që i bashkon të gjitha organizatat bullgare në Çikago, dhe ndoshta në të gjithë Amerikën, është dashuria e tyre për Bullgarinë. Sipas z. Stankov, disa prej tyre bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, të tjerat kanë një jetë të pavarur dhe jeta kulturore është jashtëzakonisht e pasur.

"Sigurisht, komunikimi mund të jetë gjithmonë në një nivel më të mirë. Në këtë drejtim, ne gjithashtu po përpiqemi të marrim pjesë dhe nuk i kemi refuzuar ndihmën asnjë organizate që kërkon kontakt me një tjetër."

Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago shprehu keqardhjen e tij që aktualisht nuk ka asnjë person në një pozicion politik zgjedhor në vendin e mundësive të pakufizuara, por shprehu besimin se me këmbëngulje, punë të palodhur dhe ngjarje të ngjashme si "Parada e Bullgarisë" që na bashkojnë rreth kauzave të ndryshme, është vetëm çështje kohe para se të shohim më shumë bullgarë në pozicione udhëheqëse në Shtetet e Bashkuara.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Consulate General of Bulgaria in Chicago, Facebook/Svetoslav Stankov, BG VOICE



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një organizatë joqeveritare u shpall për ndalimin e reklamave të ushqimeve të pashëndetshme që u drejtohen adoleshentëve

Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...

botuar më 25-06-09 9.47.PD
Пловдив

Qyteti i dytë më i madh bullgar tërheq gjithnjë e më shumë studentë të huaj

3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe..

botuar më 25-06-09 5.10.PD

"Çaji Bimor i Stranxhës" u bë produkt i mbrojtur në BE

Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga..

botuar më 25-06-08 5.15.PD