Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë, e cila dëshmon se mund të zbatojë me sukses reformat në emër të së ardhmes evropiane të rajonit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi në Tiranë me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, njofton zyra për shtyp e presidencës. Gjatë takimit, Rumen Radev theksoi se Shqipëria është një shembull pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe me përpjekjet dhe përparimin e saj tregon se sa e rëndësishme është që shtetet të vlerësohen mbi bazën e arritjeve të tyre në procesin e integrimit evropian.
Përmirësimi i konektivitetit rajonal është thelbësor për rritjen e sigurisë, theksuan të dy presidentët, duke veçuar rëndësinë strategjike të ndërtimit të Korridorit të Transportit Nr. 8 ndërmjet Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë.
Radev përgëzoi Begajn për realizimin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri në vitin 2023 në përputhje me standardet evropiane, si dhe për kushtet që institucionet shqiptare ofrojnë për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare në vend.
Hapja e një instituti kulturor bullgar në Shqipëri dhe e një instituti kulturor shqiptar në Bullgari u theksua si një hap i rëndësishëm, për të cilin duhet të punohet.
U nënvizua gjithashtu interesi i të dyja palëve për të zhvilluar marrëdhënie miqësore në të gjitha nivelet – ekonomi, investime, siguri dhe mbrojtje, në arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..