Shoqata "Pasardhësit e refugjatëve dhe të shpërngulurve nga territori i Maqedonisë së Veriut" i dërgoi një letër institucioneve të Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e Ljupço Georgievskit, kryetar i shoqatës tashmë të shpërbërë Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir. Letra është e adresuar te komisionerët evropianë, te raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Thomas Waitz, si dhe te të gjithë eurodeputetët, njofton BTA.
Shoqata u bën thirrje institucioneve evropiane që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre ndaj këtij rasti dhe të mbrojnë të drejtat themelore të Ljupço Georgievskit. Në shkresën drejtuar institucioneve evropiane thuhet se "vendimi gjyqësor kundër bullgarit maqedonas përbën shkelje të nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", si dhe se "një shtet që shtyp në mënyrë sistematike lirinë e shprehjes dhe falsifikon historinë, nuk ka vend në Bashkimin Evropian, për sa kohë nuk reformohet dhe nuk shkëputet nga e kaluara e tij totalitare."
Më 12 qershor 2025, Gjykata Themelore e Manastirit dënoi Ljupço Georgievskin me një vit burgim me kusht, me afat prove prej dy vitesh, për shkak të publikimit në Facebook të një citimi nga figura historike Ivan Mihajllov
Lexoni më shumë nga publikimet e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..