Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Herët këtë mëngjes, 148 persona, nga të cilët 89 janë bullgarë, mbërritën në Aeroportin “Vasill Levski” të Sofjes.
“Qytetarë, punonjës, njerëz nga të gjitha profesionet, si dhe diplomatë - dua të falënderoj veçanërisht Ministrinë e Jashtme, si dhe diplomatët bullgarë, shërbimet bullgare”, tha Kryeministri.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev shpjegoi se rruga nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit ishte e preferuar në vend të asaj nëpërmjet Jordanisë.
“Siguria ishte shumë e rëndësishme, sepse bombardimet po ndodhin në territorin izraelit dhe ne duhej të garantonim rrugën më të sigurt të mundshme për automjetet me të evakuuarit”, tha Ministri. Ai shtoi se linjat telefonike të emergjencës dhe qendra e koordinimit vazhdojnë të punojnë për ata që kanë nevojë për ndihmë “në këtë situatë shumë të ndërlikuar që ne do të vazhdojmë ta monitorojmë”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNESMidis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi..