Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect.
"Njohja është një shkak për krenari kombëtare. Është rezultat i përpjekjeve të qindra profesionistëve që, me këmbëngulje, vizion dhe përgjegjësi, kontribuojnë në funksionimin modern dhe efikas të aeroportit më të madh bullgar. Dallimi dëshmon se Bullgaria mund të jetë një lider dhe një shembull i mirë në fushën e transportit ajror kur shteti dhe sektori privat punojnë krah për krah", tha në një fjalim urimi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov.
Në kategorinë nën 5 milionë pasagjerë, dallimi iu dha Aeroportit “Cork” në Irlandë, në kategorinë nga 10 deri në 25 milionë pasagjerë - Aeroportit të Hamburgut në Gjermani, nga 25 deri në 40 milionë pasagjerë - në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, Greqi, dhe mbi 40 milionë pasagjerë - në Aeroportin “Fiumicino” në Romë, Itali.
Shoqata ACI EUROPE ka mbi 600 aeroporte anëtare nga 55 vende, të cilat sigurojnë mbi 95% të trafikut ajror në Evropë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: SOF Connect
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..