Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shembuj të kulturës muzikore bullgare:

Panço Vlladigerov – "Klasike dhe romantike"

Foto: vladigerov.org

Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë botërore. Kur muzikantët bullgarë duan të përfaqësojnë atdheun e tyre përmes kujtesës së tij zanore, ata më së shpeshti zgjedhin veprat e Vlladigerovit. Cikli për piano "Klasike dhe romantike" është krijuar në vitin 1931 në Berlin. Në kryeqytetin gjerman, kompozitori krijon disa nga shembujt e parë të zhanreve të caktuara në muzikën bullgare: trio për piano, cikël vokal, koncert për violinë dhe orkestër. Si dhe rapsodinë bullgare emblemë "Vardar". Nga viti 1920 deri në vitin 1932, Vlladigerov punon në Deutsches Theater në Berlin me ftesë të regjisorit legjendar Max Reinhardt dhe shkruan muzikë për një numër mbresëlënës shfaqjesh teatrore.

Vlladigerov bashkëpunon me figura të shquara të elitës intelektuale: Richard Strauss, Stefan Zweig, Thomas Mann, Hugo von Hofmannsthal. Talenti i tij shkëlqen, muzika që ai krijon për teatrin dhe jashtë tij vlerësohet shumë; formohen stili dhe estetika e tij unike. Një pjesë e muzikës teatrore përfshihet edhe në përbërjen e veprave të tjera.
Prof. Panço Vlladigerov dhe studentë
Në ciklin "Klasike dhe romantike", i krijuar në vitin 1931, janë të pranishme gjithashtu episode teatrale. Fillimisht, cikli për piano përbëhej nga gjashtë pjesë: tri në stil neoklasik ("Rigodon", "Sarabanda" dhe "Menuet") dhe tri në stil romantik ("Këngë veriore", "Faqe nga albumi" dhe "Marsh i vogël"). "Rigodon" është marrë nga muzika për komedinë "Shumë zhurmë për asgjë" të Shekspirit, ndërsa "Sarabanda" dhe "Menueti" – nga "Pantomima", një vepër e porositur nga Reinhardt për Hugo von Hofmannsthal dhe Vlladigerov për një shfaqje në SHBA, e cila mbeti e papërfunduar.


Në janar të vitit 1933, në qytetin e tij të lindjes, Shumen, Vlladigerov interpreton për herë të parë në Bullgari ciklin për piano "Klasike dhe romantike". Në vitin 1940, ai realizon një transkriptim për orkestër dhe shton edhe një pjesë tjetër neoklasike – "Kuranta", nga muzika për dramën e Carlo Goldonit. Por pjesa më e njohur dhe më e interpretuar nga cikli mbetet “Sarabanda” – e shkëlqyer, madhështore, mbretërore.


Një nga incizimet më të njohura të versionit orkestral është ai i bërë nga djali i Panço Vlladigerovit – dirigjenti dhe kompozitori i shquar Aleksandër Vlladigerov, me Orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare, nga mesi i viteve '80 të shekullit XX. Dhe megjithëse Aleksandër Vlladigerov është pa dyshim interpretuesi model i krijimtarisë së babait të tij të madh, në rubrikën kushtuar shembujve të kulturës muzikore bullgare, ne zgjedhim një interpretim më të ri, më modern, në harmoni me kohën e sotme.

Edhe ky interpretim është realizuar nga Orkestra e Radios, por më 13 mars 2009. Është interpretuar në sallën "Bullgaria" nën drejtimin e Emill Tabakov, pikërisht në 110-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh bullgar, dhe është përfshirë në albumin prestigjioz Tune In – The Music of Europe, i publikuar nga Radioja Kombëtare Polake (Polskie Radio) me mbështetjen e Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).


Mësoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikopi: Kostandina Bello
Foto: vladigerov.org, Facebook /Shtëpia Muze "Panço Vlladigerov" - Sofje, Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. P. Vlladigerov"


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stenli

Stenli nuk e tradhton stilin e tij karakteristik edhe në këngën e re "Pushteti"

Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...

botuar më 25-06-10 6.05.PD

"Të dua" – një këngë e re nga supergrupi "Fondacijata"

"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..

botuar më 25-06-09 6.10.PD

"Atdheu ynë i dashur"

Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..

botuar më 25-06-06 6.30.PD