Ministrat e financave të Eurogrupit konfirmuan të hënën kursin me të cilin leva bullgare do të këmbehet në euro pas anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, duke e ruajtur atë në nivelin 1.95583 leva për 1 euro. Këtë e njoftoi kryetari i Eurogrupit, Paschal Donohoe.
Sot, Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në Bruksel pritet të marrin vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janar 2026. Për një vlerësim pozitiv kërkohet shumicë e cilësuar, jo unanimitet. Nuk priten surpriza, pasi shtetet anëtare dhe liderët evropianë tashmë unanimisht rekomanduan që Bullgaria të adoptojë euron nga fillimi i vitit të ardhshëm, njoftoi nga Brukseli korrespondentja e BNR, Angelina Piskova.
Këshilli i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) pritet të miratojë sot tre akte ligjore – për pranimin e euros nga Bullgaria, për vendosjen e euros në Bullgari dhe për kursin e këmbimit të euros për Bullgarinë – me të cilat do të zyrtarizohet përfundimisht anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë më 01.01.2026.
Për sot u shpallën dy protesta kundër vendosjes së euros në Bullgari. Paradite, nisma qytetare "Buditeli" do të organizojë protestë përpara ndërtesës së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje.
Protesta e dytë u shpall për sonte në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i pushtetit” – hapësira midis Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, njoftoi BNR "Horizont". Kjo protestë mbështetet nga tre parti të përfaqësuara në parlament – "Vëzrazhdane", "Veliçie" dhe MEÇ.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi..