Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U shpallën ndryshimet në Ligjin për qarkullimin rrugor – hyjnë në fuqi pas një muaji

Foto: BGNES

Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5 shtator, kamerat e sistemit TOL do të transmetojnë të dhëna te Ministria e Brendshme për shpejtësinë mesatare të mjeteve, njofton bTV. Shoferët që kanë tejkaluar kufirin e shpejtësisë do të marrin gjobë elektronike. Nëse tejkalohet shpejtësia me më shumë se 40 km/h jashtë zonave të banuara, parashikohet një gjobë prej 600 leva dhe heqje e patentës për 2 muaj. Shpejtësia maksimale në autostradë mbetet 140 km/h, ndërsa në rrugët e shpejta kufiri maksimal i lejuar është 120 km/h. Gjoba për kalim me të kuqe në semafor dhe për mosndalim në një vendkalim për këmbësorë me vija të bardha tashmë është 150 leva.


Një automjet nuk do të mund të kalojë kontrollin teknik, nëse pronari i tij ka gjoba apo fatura të papaguara për shkelje rrugore.

Trotinetat elektrike do të lejohen të lëvizin me shpejtësi deri në 25 km/h, dhe vetëm gjatë ditës – në korsitë e biçikletave ose në skajin e rrugës, dhe me helmetë të detyrueshme.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev: Mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..

botuar më 25-11-26 4.52.MD

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..

botuar më 25-11-26 3.54.MD

Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%

Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-26 1.41.MD