Pavarësisht se u bë më i njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në sezonin e dhjetë të formatit televiziv “Zëri i Bullgarisë” dhe ka mbi 60 mijë ndjekës në TikTok, rruga profesionale e këngëtarit të ri Severin Georgiev fillon shumë më herët. Ai kreu Shkollën Kombëtare të Arteve “Prof. Veselin Stojanov” në qytetin e tij të lindjes, Ruse, me specializim në instrumente ritmike, dhe më pas vazhdoi studimet në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” në Sofje, ku studioi për këngë pop dhe xhaz nën drejtimin e doc. Alis Bovarjan.
Pas disa vitesh pune në piano bare në mbarë vendin, Severini nis të sjellë këngë të tijat si artist i pavarur. E para – "Fletë bosh" – u hodh në treg gjatë kohës së pjesëmarrjes së tij në formatin muzikor, dhe u pasua nga kënga "Do të bjerë shi". Kësaj here vjen radha e këngës së tretë – "Gjurmë", për të cilën Severin Georgiev krijoi vetë si muzikën, ashtu edhe tekstin. Kur dëgjoi këngën, Pavell Nikollov – i njohur si Pavell – u mahnit aq shumë, sa vendosi të merrej vetë me orkestrimin. Më pas iu bashkua edhe Mihaella Marinova, e cila regjistroi vokalet mbështetëse.
Severini thotë se ndjen afinitet për krijimin e baladave pop, por zbulon se tashmë është duke punuar për këngën e radhës, e cila do të ketë një ritëm më energjik. Për vetë procesin e krijimit të këngëve, ai ndan:
“Zakonisht këndoj për gjëra që i kam përjetuar vetë dhe, më gjerësisht, për jetën. Në këngën konkrete ("Gjurmë"), bëhet fjalë për pyetjen nëse do të lëmë një gjurmë në këtë botë. Çdo njeri ëndërron të mbahet mend, të lërë diçka pas, të lërë një gjurmë – qoftë e vogël apo e madhe. Në këngë shtroj një pyetje ekzistenciale: çfarë do të lëmë pas vetes dhe a do të kujtohemi? Më e madhja nga ëndrrat e mia është që muzika që krijoj të më mbijetojë dhe të lërë një shenjë pas meje.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto:Facebook /Северин Георгиев / Severin Georgiev
Midis datave 10 dhe 14 shtator, publiku në qytetet Pernik, Sapareva Banja, Sofje dhe Plovdiv do të ketë mundësinë të dëgjojë trion indiane të famshme botërisht "Maharaxh" – një formacion me një biografi krijuese të jashtëzakonshme. Prabhash Maharaj –..
Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes". Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes"..
Me rastin e festës së 6 Shtatorit, kushtuar një ngjarjeje të rëndësishme historike – Bashkimit të Bullgarisë, kujtojmë një marsh legjendar patriotik bullgar. Me siguri në shtatorin e vitit 1885, “Një Amanet” nuk ka shoqëruar as kryengritjet popullore në..