Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov. Në një takim të përbashkët informues me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, i cili mbërriti në Bullgari në mbrëmjen e 4 shtatorit, pasi mori pjesë në takimin e Koalicionit të Gatishmërisë në Paris, Zheljazkov ishte kategorik se Bullgaria do të kontribuojë në sigurinë e Ukrainës, por pa dërguar ushtarë bullgarë. "Strategjia e Detit të Zi e iniciuar nga Bullgaria dhe Rumania është veçanërisht e rëndësishme për ne", tha Rosen Zheljazkov, duke shtuar se Bullgaria planifikon të investojë në kapacitete kyçe ushtarake. Vendi ynë po punon së bashku me shtetet e tjera anëtare për të blerë sisteme mbrojtëse, veçanërisht mbrojtje ajrore, mbrojtje raketore, artileri dhe dronë, tha gjithashtu kryeministri.
Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa shtoi se secili vend do të vendosë sipas ligjeve të tij se si saktësisht do të marrë pjesë - në tokë, në Detin e Zi apo nga ajri, secili vend do të vendosë sipas rregullave të tij kushtetuese. Mbështetja financiare do të ofrohet nga BE-ja dhe misioni për trajnimin dhe rindërtimin e forcave ukrainase do të zgjerohet. Industria mbrojtëse e Kievit do të mbështetet gjithashtu.
Costa theksoi se garancia më e madhe për sigurinë e Ukrainës që Bashkimi Evropian mund të ofrojë është pranimi i saj në Bashkimin Evropian.
Vizita e Costas është pjesë e një turneu në kryeqytetet e shteteve anëtare të BE-së, me qëllim shkëmbimin dhe mbledhjen e pikëpamjeve të krerëve të shteteve dhe qeverive mbi temat aktuale në BE.
Zheljazkov dhe Costa diskutuan gjithashtu zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin Presidenti i Këshillit Evropian e përcaktoi edhe një herë si investimin më të madh gjeopolitik.
Lidhur me pranimin e ardhshëm në eurozonë, Zheljazkov theksoi se Bullgaria dëshiron që qasja të jetë e balancuar.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit...
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në..