Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të vizitojë Bullgarinë

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s Radmilla Shekerinska
Foto: nato.int

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të mbërrijë sot, 7 shtor, në Bullgari për një vizitë dy-ditore, bëri të ditur NATO në një deklaratë për mediat.

Radmila Shekerinska do të zhvillojë disa takime dypalëshe. Gjatë vizitës së saj, ajo do të vizitojë ushtarët nga GrupiLuftarak Shumëkombësh i NATO-s në Bullgari në bazën e Novo Sellos dhe do të vëzhgojë stërvitjen e Aleancës për reagim ndaj emergjencave BULGARIA 2025 në Qendrën e Trajnimit Profesional të Ndihmës së Parë nëqytetin Montana (Bullgaria Veriperëndimore).

Përfaqësuesja e lartë e NATO-s do të mbajë gjithashtu një fjalim në Klubin Atlantik.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: nato.int



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD

Kabineti propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare te Administrata Presidenciale

Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..

botuar më 25-10-24 2.52.MD

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..

botuar më 25-10-24 12.02.MD