Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

2
Foto: Facebook/Kurtovo Konare Fest

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor të pasur muzikor, punëtori të ndryshme, projeksion filmi dhe një diskutim mbi pasojat e hedhjes së ushqimit – këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që i presin vizitorët deri më 14 shtator. Çdo vit gjatë këtij aktiviteti zhvillohen edhe tre konkurse: “Mbretëresha e lutenicës”, “Stenda më e bukur” dhe “Ruajtësi i traditës”.

Ngjarjet realizohen me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Kulturën, Komunës së qytetit Stambollijski, donatorëve privatë dhe vullnetarëve. Një recetë tradicionale për lutenicën nga fshati mund ta shihni këtu.

Receta për “mbretëreshën e salcave dhe konservave” gjenden në të gjithë vendin. Në një material nga koleksioni i Radio Bullgarisë mund të mësoni më shumë për mënyrën e përgatitjes së saj edhe në një vend tjetër – qytetin Zllatica.

Në këtë vendbanim përveç një kulle ore 300-vjeçare, ka edhe një orkestër frymore shkollore e jashtëzakonshme – “Yjet që Marshojnë”, të cilët meritojnë vëmendjen e çdo vizitori, qoftë ai rastësor apo i qëllimshëm, në këtë qytet të vendosur midis maleve Stara Pllanina dhe Sredna Gora.

Lexoni ë shumë për lutenicën në arkivin e Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Kurtovo Konare Fest (arkiv) 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Pranë qytetit Sliven zhvillohet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve

Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..

botuar më 25-08-23 6.15.PD

Festivali i Kostumit Popullor në Zheravna kthen pas në kohë

Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..

botuar më 25-08-22 5.46.MD

Shije dhe tradita banate në festivalin në fshatin Asenovo

Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..

botuar më 25-08-16 6.15.PD