Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e saj të internetit Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Të dy ministrat theksuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në sfondin e sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.
Ndër temat e diskutuara ishin projektet strategjike të infrastrukturës, përfshirë Korridorin Nr. 8 dhe portin e Porto Romanos, si nyje të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate brenda NATO-s në rajon. Ministrat riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare të NATO-s dhe në misionin KFOR në Kosovë si një provë e vendosmërisë së tyre për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mod.gov.al
BSP - E Majta e Bashkuar tha se mirëpret angazhimin e Donald Trump dhe Vladimir Putin për të arritur paqen në Ukrainë përmes negociatave. Socialistët gjithashtu mirëpritën pjesëmarrjen e udhëheqësve evropianë në takimin që pësoi në Uashington...
Presidenti i Serbisë flet për zgjedhje të parakohshme parlamentare Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk mund të kandidojë sërish për postin në zgjedhjet e ardhshme dhe se "as që i shkon ndër mend" të ndryshojë kushtetutën..
Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...