Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e saj të internetit Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Të dy ministrat theksuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në sfondin e sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.
Ndër temat e diskutuara ishin projektet strategjike të infrastrukturës, përfshirë Korridorin Nr. 8 dhe portin e Porto Romanos, si nyje të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate brenda NATO-s në rajon. Ministrat riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare të NATO-s dhe në misionin KFOR në Kosovë si një provë e vendosmërisë së tyre për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mod.gov.al
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..
Në Serbi u zhvilluan protesta paqësore kundër arrestimit të pjesëmarrësve në demonstrata Studentët dhe qytetarët protestuan në mënyrë paqësore para gjykatës dhe prokurorisë në Novi Sad, duke kërkuar lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të..